Ndërlidhjet

Greqi: FMN-së iu paguan 200 milionë euro, probleme me pagesën tjetër


Greqia sot ia doli që brenda afatit t’i paguaj 200 milionë euro (222 milionë dollarë) për Fondin Monetar Ndërkombëtar në emër të kthimit të një pjese të kredisë.

Derisa qeveria e Greqisë ka probleme me mungesë të parave të gatshme, ajo ballafaqohet me një pagesë tjetër javën e ardhshme.

Më 12 maj Greqia duhet ta paguaj shumën prej 750 milionë eurosh, si pjesë e kthimit të kredisë për Fondim Monetar Ndërkombëtar (FMN). Nëse qeveria greke nuk ia del ta paguaj këtë sasi, atëherë ballafaqohet me falimentim të borxheve të saj, që mund ta sjellin një varg të zhvillimeve të cilat do ta shkatërronin anëtarësimin e Athinës në eurozonë.

Aktualisht, nuk është e qartë nëse Athina do të jetë në gjendje ta paguaj këtë pjesë të borxhit dhe t’i paguaj disa pensione dhe rroga në mes të këtij muaji.

Gjatë tre muajve të kaluar, qeveria e krahut të majtë ishte ballafaquar me probleme në negociata me kreditorët dhe institucionet, që e mbikëqyrin borxhin e saj, FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian.

XS
SM
MD
LG