Ndërlidhjet

NATO cakton datat e samitit 2016


Ilustrim
Ilustrim

NATO-ja ka bërë të ditur së samiti i saj në Varshavë, i planifikuar për vitin 2016, do të mbahet me 8 dhe 9 korrik.

Përmes një komunikate për media, Aleanca ka thënë se samiti do të zhvillohet në një kohë të rëndësishme për të, pasi "pllakat tektonike të sigurisë euro-atlantike kanë lëvizur si në Lindje, ashtu edhe në Jug”.

Deklarata u referohet aksioneve të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve që paraqet ekstremizmi islamik.

XS
SM
MD
LG