Ndërlidhjet

Weidmann: Çdo ditë rritet rreziku që Greqia të falimentoj


Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Jens Weidmann, ka tërhequr vërejtjen se për “çdo ditë po rritet” rreziku që Greqia të mos jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.

“Ekziston përkushtim i fuqishëm për ta ndihmuar Greqinë”, tha sot Jens Weidmann, në një seminar për investime në Londër, dhe ka shtuar se megjithatë “koha po kalon”.

Greqia ballafaqohet me falimentim, nëse deri në fund të këtij muaji dështon ta paguajë borxhin prej 1.5 miliard eurosh për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Bashkimi Evropian dhe FMN-ja dëshirojnë reforma të mëtejshme ekonomike, para se ata të lejojnë kredi të re për Greqinë, në shumë prej 7.2 miliardë euro.

Këtë javë, Athina e ka paraqitur planin e rishqyrtuar të reformave te BE-ja dhe FMN-ja, pasi e kishte refuzuar një komplet të reformave të paraqitur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

XS
SM
MD
LG