Ndërlidhjet

Amnesty fton liderët botërorë t'i rishikojnë politikat mbi refugjatët


Refugjatë sirianë duke bërë përpjekje të hyjnë në territorin e Turqisë, 14 qershor 2015
Refugjatë sirianë duke bërë përpjekje të hyjnë në territorin e Turqisë, 14 qershor 2015

Amnesty International u ka bërë thirrje liderëve botërorë t’i rishqyrtojnë politikat që kanë mbi refugjatët dhe të krijojnë një strategji globale për t’u marrë me krizën.

Kjo organizatë e të drejtave të njeriut ka publikuar një raport më 15 qershor, duke thënë se liderët botërorë i kanë braktisur miliona refugjatë “në fatin e një ekzistence të papërballueshme” dhe kanë lënë mijëra të tjerë të vdesin, për shkak të dështimeve që të ofrojnë mbrojtje elementare njerëzore.

Raporti vlerëson se 4 milionë njerëz janë larguar nga Siria. Shumica prej tyre jeton në kushte të rënda në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt, vende këto për të cilat Amnesty thonë se janë në betejë për ta përballuar fluksin e refugjatëve.


Salil Shetty, sekretari i përgjithshëm i AI-së, e ka përshkruar krizën e refugjatëve si një nga sfidat vendimtare të shekullit 21. Përgjigjen e komunitetit ndërkombëtar ndërkaq, ndaj kësaj krize, e ka cilësuar si “dështim të turpshëm”.


Shetty u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të ndajnë përgjegjësinë ndërkombëtarisht.

XS
SM
MD
LG