Ndërlidhjet

Luani vret një person në Tbilisi


Tbilisi
Tbilisi

Një gjeorgjian raportohet se është vrarë nga një luan, pasi si pasojë e vërshimeve kafsha kishte ikur nga kopshti zoologjik i Tbilisit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, citohet të ketë thënë se sulmi ka ndodhur sot në sheshin kryesor të qytetit.

Shiu i madh që ra në Tbilisi më 14 qershor, la të vdekur 19 persona dhe 6 të tjerë ende janë të zhdukur.

Vërshimet lejuan që qindra kafshë, duke përfshirë këtu luan, tigra, dhe ujqër të ikin nga kopshti zoologjik i qytetit.

Më 16 qershor, autoritetet thanë se të gjithë luanët dhe tigrat që kanë ikur nga kopshti janë gjetur të vdekur.

Autoritetet në Gjeorgji vlerësojnë se dëmet e shkaktuara nga vërshimet kapin shifrën e 44 milionë dollarëve.

XS
SM
MD
LG