Ndërlidhjet

KMDLNJ: Trajtim diskriminues i Haradinajt në Slloveni


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është politikani i radhës që u arrestua në Slloveni, mbështetur në një kërkesë të Serbisë, në vitin 2004, drejtuar Interpolit, e cila nuk u shfuqizua deri tash, megjithqë Haradinaj kishte fituar pafajësi para Tribunalit të Hagës, në një proces gjyqësor ku edhe Serbia kishte ofruar dëshmi kundër tij, thuhet në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, lidhur me ndalimin e djeshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Slloveni.

Mëtutje, KMDLNJ thekson se para zotit Haradinaj, ishin ndaluar dhe arrestuar edhe Agim Çeku, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët për muaj të tërë ishin mbajtur nën arrest e pastaj ishin liruar në mungesë të provave.

“Autoritetet sllovene, në aeroportin e Lubjanës gjatë arrestimit, e kanë prangosur zotin Haradinaj për ta liruar pas pak, ia kanë konfiskuar pasaportën dhe e kanë vendosur në një dhomë ndalimi në aeroport, deri në kohën kur ka dalë para gjykatës në Kranj, pas së cilës është liruar me ndalim të largimit nga territori i Sllovenisë deri në përfundim të procedurës gjyqësore”, thotë KMDLNJ, dhe vlerëson se Haradinaj “padrejtësisht është arrestuar dhe ndaluar në Slloveni në bazë të një urdhërarresti nga Serbia dhe për këtë mbanë përgjegjëse autoritetet sllovene që kanë dalur mbi vendimet e Tribunalit të Hagës, të cilin e kanë pranuar të gjitha shtetet e BE-së” dhe të cilat nuk e kanë penguar Haradinajn gjatë hyrjes apo vizitave në ato shtete për çka autoritetet sllovene janë të informuara.

XS
SM
MD
LG