Ndërlidhjet

22 sulme të reja kundër IS-it në Irak dhe Siri


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se forcat e koalicionit që udhëheq, kanë kryer të premten 16 sulme ajrore kundër caqeve të grupit Shteti Islamik (IS) në Irak dhe gjashtë sulme të tjera në Siri.

Në Irak, një sulm ka goditur një postbllok të IS-it dhe ka shkatërruar një kontejner magazinimi pranë qytetit Al Kaim.

Sulme ka pasur edhe në qytetet Mosul, Baixhi, Falluxha, Makhmur, Ramadi, Sinjar dhe Tal Afar.

Në Siri, ndërkaq, forcat e koalicionit kanë goditur pranë qyteteve Al Haskah, Ar Rakah dhe Tal Abjad.

XS
SM
MD
LG