Ndërlidhjet

Patrushev akuzon SHBA-të për destabilizim në Ukrainë


Nikolai Patrushev, Kryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi
Nikolai Patrushev, Kryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi

Një zyrtar i lartë rus i sigurisë thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 5 miliardë dollarë për “projektin e destabilizimit të Ukrainës”, në mënyrë që të “krijojnë një instrument për të dobësuar Rusinë në mënyrë dramatike”.

Kryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev i ka bërë këto komente në një intervistë dhënë për Kommersant.

Patrushev gjithashtu ka thënë se ndonëse Rusia është “duke mbështetur refugjatët ukrainas”, nuk është e domosdoshme (për Moskën) që të përfshihet në një konflikt civil atje”.

Kievi dhe vendet perëndimore kanë pohuar se forcat ushtarake ruse janë aktive në lindje të Ukrainës dhe se Rusia është duke i ndihmuar separatistët pro-rusë në rajon.

XS
SM
MD
LG