Ndërlidhjet

Të premten, Kuvendi i kthehet formimit të Gjykatës Speciale


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Riprocedimi i amandamentit kushtetues për Gjykatën Speciale për seancën e ardhshme plenare të Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagimin e opozitës, e cila ka lëshuar mbledhjen Kryesisë.

Përfaqësuesit e partive në opozitë vazhdojnë të mbajnë pozicionin e tyre kundër themelimit të kësaj gjykate, duke vlerësuar se përmes saj do të shkelet sovraniteti i shtetit të Kosovës.

Amandamenti kushtetues për Gjykatën Speciale, i propozuar nga Qeveria e Kosovës, do të ri-procedohet në Kuvend për seancën e së premtes.

Kështu ka vendosur Kryesia, pas mbledhjes së sotme.

Ky amandament kushtetues ishte në rend të ditës edhe në seancën e 29 majit, por ishte shtyrë me arsyetimin se duhej të miratohej bashkë me projektligjin e negociuar me Bashkimin Evropian për dhomat e specializuara.

Projektligji tashmë është final, por ai nuk është proceduar për seancën e 26 qershorit, ngase qeveria ua kishte përcjellë deputetëve vetëm si informatë dhe jo si projektligj.

Për miratimin e amandamentit kushtetues për Gjykatën Speciale Kuvendi duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

XS
SM
MD
LG