Ndërlidhjet

Ministri grek: Nuk mund të paguajmë borxhin


Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka konfirmuar se vendi i tij nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar deri sonte në mesnatë, kur edhe është afati i fundit.

Greqia duhet t’i paguajë FMN-së 1.6 miliard euro, në të kundërtën falimenton.

Kreditorët ndërkombëtarë i kanë bllokuar Greqisë fondet e ndihmës, derisa ajo të mos bie dakord për reforma.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë kërkesat e kreditorëve në referendumin e 5 korrikut.

Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar se refuzimi i kërkesave të kreditorëve do të nënkuptonte daljen e Greqisë nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG