Ndërlidhjet

Irani, me “zgjidhje konstruktive” për programin bërthamor


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Iranit ka thënë se vendi i tij ka paraqitur “zgjidhje konstruktive” në bisedimet bërthamore me gjashtë fuqitë botërore.

Mediat iraniane kanë cituar diplomatin të ketë thënë se propozimet e Iranit kanë për qëllim të kapërcejnë “dallimet e mbetura” për marrëveshjen finale.

Diplomati, i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se Irani “nuk do të tregojë fleksibilitet” sa u përket vijave të tij të kuqe.

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, synojnë arritjen e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Afati për marrëveshje është shtyrë deri më 10 korrik.

XS
SM
MD
LG