Ndërlidhjet

Sondazh: Shumica dërrmuese e grekëve duan të mbajnë euron


Ilustrim
Ilustrim

Grekët dëshirojnë që të mbajnë valutën euro. Kështu thuhet në një sondazh të publikuar sot, ku thuhet se 84 për qind e grekëve duan valutën monetare euro, ndërkaq 12 për qind janë në favor të Dhrahmit grek, teksa vendi po tenton që të arrijë një marrëveshje për reformat me kreditorët e saj ndërkombëtarë.

Sondazhi i kompanisë Metron Analysis, tregon se ndonëse një shumicë e grekëve duan të mbajnë valutën evropiane, 55 për qind e të anketuarve kanë thënë se vota “Jo” në referendumin e fundjavës së kaluar, ishte zgjedhja e duhur.

Ende nuk dihet se kur është organizuar ky sondazh, shkruan Reuters.

XS
SM
MD
LG