Ndërlidhjet

Rusia denoncon Poloninë për monumentet e luftës


Moskë, foto nga arkivi
Moskë, foto nga arkivi

Rusia ka protestuar për vendimin për të shkatërruar një memorial të luftës sovjetike në Poloni.

Duke e akuzuar qeverinë në Varshavë se ka shkatërruar “monumentin e luftës”, Ministria e Jashtme ruse ka thënë sot se “ka pasur së paku 10 shkatërrime apo demolime të memorialeve të luftës së Bashkimit Sovjedtik në Poloni”, gjatë vitit të fundit.

Protesta e fundit e rusëve ka të bëjë me shqetësimet me një memorial në qytetin Pieniezno, e cila është ndërtuar për nderë të gjeneralit sovjetik Ivan Chernyakhovski, i cili ishte plagosur rënd në betejë në vitin 1945.

Moska thotë se shkatërrimet e këtyre monumenteve të luftës janë shkelje e marrëveshjes së arritur në vitin 1994 me Poloninë, e cila kishte për qëllim mbrojtjen e monumenteve.

XS
SM
MD
LG