Ndërlidhjet

Greqi: Qeveria ia dërgoi parlamentit propozimin për kredi


Kryeministri Alexis Tsipras gjatë një fjalimi në Parlamentin e Greqisë
Kryeministri Alexis Tsipras gjatë një fjalimi në Parlamentin e Greqisë

Qeveria e Greqisë sot e ka dërguar në parlamentin e këtij vendi propozim-legjislacionin e domosdoshëm për fillimin e bisedimeve për kredinë e tretë ndërkombëtare.

Ky propozim për masat e kursimit, që do të diskutohet nesër në parlament, përfshinë reformat në legjislacionet për punë, pensionistët dhe taksat.

Duhet të miratohet para afatit, që kalon nesër në mesnatë.

Liderët e eurozonës do t’i fillojnë negociatat me Greqinë për programin kreditues trevjeçar, që përfshinë shumën deri në 86 miliardë euro.

Ky do të ishte programi i tretë i shpëtimit për Greqinë në pesë vitet e fundit.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsaipras, është ballafaquar me kundërshtim nga ligjvënësit e partisë së tij, Syriza, që janë kërcënuar se do t’i refuzojnë reformat e fundit të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG