Ndërlidhjet

Khamenei: Qëndrimi ndaj SHBA-së nuk do të ndryshojë


Ayatollah Ali Khamenei
Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se qëndrimi kundër i Republikës Islamike ndaj Shteteve të Bashkuara, që ai i cilëson “arrogant”, “nuk do të ndryshojë”, pavarësisht arritjes së marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Në fjalimin e tij sot për nderë të festimeve të Fitër Bajramit, Khamenei ka thënë se Teherani vazhdon të kundërshtojë ashpër politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Më 14 korrik në Vjenë u arrit marrëveshja mes Iranit dhe fuqive botërore për programin bërthamor të Republikës Islamike. Kjo marrëveshje mundëson heqjen e sanksioneve ekonomike kundër teheranit.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha vendimet shtetërore, tha se dëshiron që politikanët ta shqyrtojnë marrëveshjen, për tu siguruar se interesat kombëtare të Iranit janë ruajtur.

Irani nuk do të lejojë përçarje në parimet e saj revolucionare apo në aftësitë e saj mbrojtëse, shtoi ai.

XS
SM
MD
LG