Ndërlidhjet

Zbehen shpresat për gjetjen e zhytëses ruse


Natalia Molchanova
Natalia Molchanova

Zhytësja e lirë ruse, Natalia Molchanova, dyshohet se ka vdekur, pasi ajo figuron e zhdukur qysh më 2 gusht.

53-vjeçarja është zhytur për argëtim pranë ishullt spanjoll Formentera, kur edhe është zhdukur.

Përpjekjet për gjetjen e saj kanë vazhduar, por dyshohet se ajo është kapur nga rryma të forta nënujore.

Molchanova, nënë e dy fëmijëve, është zhytësja e lirë më e dekoruar në botë – me 41 rekorde botërore dhe 23 tituj kampioni.

Zhytja e lirë është një formë e zhytjes nënujore, gjatë së cilës zhytësit mbajnë frymën në vend se të përdorin aparate për frymëmarrje.

XS
SM
MD
LG