Ndërlidhjet

Në Detin Egje shpëtohen 330 refugjatë sirianë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Rojet bredetare të Turqisë kanë shpëtuar sot 330 refugjatë sirianë në Detin Egje, të cilët kishin mbetur në mëshirë të fatit, pasi dështuan të arrinin në brigjet greke, shkruan Reuters.

Refugjatët po udhëtonin me 8 varka të vogla, ku kishte dhjetëra gra dhe fëmijë.

“Na kanë thënë se Evropa na mirëpret por dera është e mbyllur për ne”, thotë Abdul, 23 vjeçar nga Damasku.

“Ne sërish do të tentojmë që të arrijmë në Greqi”, ka shtuar më tej ai.

Disa refugjatë kanë thënë se rojet bregetare greke të armatosur, i kanë urdhëruar ata që të derdhin të gjithë karburantin e anijeve të tyre, duke bërë që më pas ata të mbesin në mes të detit.

Por zëdhënësi i rojës bregdetare greke, Nikolaos Lagadinos ka “mohuar kategorikisht” këto pretendime, duke thënë se ky incident ka ndodhur afër qytetit turk të Bodrumit, por që autoritetet greke nuk kanë qenë të përfshira.

Një roje bregdetare i Turqisë ka thënë se në qytetin Cesme, ekipi i tij ka shpëtuar rreth 700 njerëz vetëm në javën e fundit, që sipas tij është numër rekord.

“Ka pasur një rritje të madhe të refugjatëve dhe ne nuk kemi kapacitete të duhura për të mbuluar të gjitha nevojat”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG