Ndërlidhjet

Taxhikistani kërkon nga Rusia estradimin e 7 personave


Flamuri i Taxhikistanit
Flamuri i Taxhikistanit

Ministria e Brendshme e Taxhikistanit ka thënë se ka dërguar kërkesën për ekstradim të 7 anëtarëve të opozitës taxhike, të cilët janë arrestuar në Rusi muajt e fundit.

Minsitria e Brendshme taxhike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se presin që kërkesa për ekstradim të miratohet nga Rusia, për shkak se 7 personat ishin arrestuar nga autoritetet ruse me kërkesë të qeverisë taxhike.

Në Rusi deri më tani janë arrestuar 10 anëtarë të dyshuar të Grupit 24, i cili është i ndaluar në Taxhikistan.

Deri më tani, 3 prej tyre janë ekstraduar në Taxhikistan dhe janë dënuar nga gjykatat taxhike, pasi janë gjetur fajtorë se kanë marrë pjesë në aktivitetet e këtij grupi të paligjshëm.

Grupi 24 është ndaluar në muajin tetor, pasi dyshohet se ka lidhje me grupet ekstremiste.

Ky grup është themeluar nga miliarderi Umarali Quvatov, i cili u vra në Turqi në muajin mars.

Kundërshtarët e presidentit Emomali Rahmon thonë se vrasjan e Quvatovit ishte e orkesturar nga autoritetet taxhike.

XS
SM
MD
LG