Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë kërkon reformimin e ligjit për armë


Alison Parker dhe Adam Ward
Alison Parker dhe Adam Ward

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vrasja e dy gazetarëve televizivë në Virxhinia tregon se dhuna me armë është bërë shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të ndërmerren hapa për të shtrënguar ligjin për armët.

“Ky është një tjetër shembull i dhunës me armë që po bëhet shumë e zakonshme”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest.

Ai i ka bërë thirrje Kongresit që t'i ndërmarrë masat për kontrollin e armëve, të cilat janë mbrojtur nga presidenti Barak Obama, pas masakrës në shkollën Sandy Hook, më 2012.

Një gazetare dhe një kameraman janë qëlluar për vdekje të mërkurën në Virxhinia të SHBA-së.

Alison Parker dhe Adam Ward nga kanali WDBJ janë vrarë derisa kanë qenë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Personi që është intervistuar, i ka mbijetuar sulmit, por ndodhet në spital.

I dyshuari është identifikuar si Vester Flanagan dhe ai, me sa duket, ka postuar videon e sulmit në media sociale.

Ai më vonë është kapur nga policia dhe është gjetur me plagë nga arma e zjarrit.

Policia ka thënë se ai është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje rreziku për jetën.

Autoritetet thonë se i dyshuari ka qenë ish-punonjës i kanalit WDBJ.

XS
SM
MD
LG