Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmohet aeroporti, dy të vrarë


Pamje pas sulmit të militantëve talibanë kundër aeroportit në Karaçi në qershor të vitit 2014
Pamje pas sulmit të militantëve talibanë kundër aeroportit në Karaçi në qershor të vitit 2014

Persona të armatosur e kanë sulmuar sot një aeroport të vogël në pjesën e trazuar jugperëndimore të Pakistanit, duke i vrarë dy inxhinierë dhe shkatërruar sistemin e radarëve.

Zyrtarët thanë se dhjetëra sulmues me armë automatike depërtuan në aeroportin Gjavani në rrethin Gvadar.

Ky sulm u bë tri ditë pasi Pakistani ka shpallur gjendje alarmi për siguri të lartë në të gjitha aeroportet kryesore në këtë vend, me ç’rast është kërkuar edhe nga aeroportet e vogla, që të jenë tejet të kujdesshme.

Aeroportet në Pakistan janë nën kërcënim të vazhdueshëm, meqë nga ato lansohen sulmet ajrore të aeroplanëve luftarakë kundër militantëve.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, 10 militantë talibanë e sulmuan aeroportin në Karaçi dhe i vranë 27 vetë.

XS
SM
MD
LG