Ndërlidhjet

Janë ndërmarrë 22 sulme ajrore kundër militantëve të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka ndërmarrë 22 sulme ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik (IS), në Irak dhe Siri, gjatë një dite, ka njoftuar mbrëmë Task Forca e Përbashkët e Kombinuar.

Në shënjestër të sulmeve në Irak ishin anijet, sistemi artilerik, makinat e blinduara, njësitetet teknike dhe nsdërtesat e militantëve të Shtetit Islamik.

Në Siri, nga sulmet ajrore janë shkatërruar bunkerët, një sistem i mbrojtjes artilerike, dhe pajisje të tjera ushtarake, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, aktivistët sirianë dhe burime të Shtetit Islamik kanë thënë se pjesëtarët e këtij grupi ekstremist kanë depërtuar në një pjesë të madhe të kryeqytetit Damask në Siri, pas përleshjeve me militantët e tjerë rivalë, vetëm disa kilometra larg nga qendra e Damaskut.

Gjatë këtyre përleshjeve në periferi të lagjes Kadam, janë vrarë më se 20 militantë, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Agjencia e lajmeve, Amaq, që është pro militantëve të Shtetit Islamik, ka raportuar se ky grup e ka marrë gjysmën e Kadamit.

Grupi militant, Shteti Islamik, e ka okupuar afro një të tretën e Sirisë dhe Irakut gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG