Ndërlidhjet

Rusia, stërvitje të papritura luftarake


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar stërvitje të paparalajmëruara luftarake në qarkun qendror ushtarak të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se ushtrimet përfshijnë paratrupa dhe avionë ushtarakë.

“Ne duhet të kontrollojmë aftësitë e paratrupave, kur ata ndodhen në distanca të mëdha, dhe gatishmërinë e tyre për të zbarkuar në aeroporte të panjohura”, ka thënë Shoigu.

Stërvitjet do të zgjasin deri më 12 shtator.

Qarku qendror ushtarak shtrihet nga rajonet përreth Lumit Volga deri te malet Ural dhe Siberia.

XS
SM
MD
LG