Ndërlidhjet

Tiranë: Dorëzon mandatin një deputet i Kuvendit të Shqipërisë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Arben Ndoka nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ditën e parë të sesionit të ri parlamentar, deputeti i Partisë Socialiste, me anë të një letre të hapur, Arben Ndoka njofton dorëheqjen e tij dhe dorëzimin e mandatit.

Deputeti Ndoka është akuzuar nga Partia Demokratike si person me të shkuar kriminale.

Në 12 korrik të 2014, opozita publikoi një dosje, që sipas kësaj partie, i përket deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Referuar dosjes që dispononte PD dhe që u bë publike, deputeti Arben Ndoka ka qene i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë.

Më pas, Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar.

Me anë të letrës së hapur dërguar grupit të Partisë Socialiste, Ndoka jep versionin e tij në lidhje me dënimin e tij në Itali. Në letër Ndoka sqaron se e gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga një polic italian. Arben Ndoka pretendon se është dënuar padrejtësisht.

XS
SM
MD
LG