Ndërlidhjet

Ministrat e brendshëm të BE-së, përkrahin planin për shpërndarje të migrantëve


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian kanë votuar për adaptimin e rezolutës, e cila sheh shpërndarjen e migrantëve mes vendeve anëtare të BE-së.

Në një postim në Twiter, presidenca e Luksemburgut, e cila tani ka radhën e kryesimit të presidencës së BE-së, ka shkruar se “ vendimi për shpërndarjen e 120 mijë migrantëve është votuar sot, nga shumica e vendeve anëtare.”

Plani, efektet e të cilit priten të shihen gjatë dy viteve të ardhshme është miratuar, pas kundërshtimeve nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore.

Ministri i brendshëm çekë, Milan Chovanec ka thënë se Çekia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, votojnë kundër kësaj marrëveshje.Përderisa Finlanda ka abstenuar.

Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të valës së migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore

Më shumë se 500 mijë migrantë kanë hyrë në Evropë gjatë këtij viti, shumica nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

XS
SM
MD
LG