Ndërlidhjet

Shkreli pajtohet të ulë çmimin e ilaçit


Ilustrim
Ilustrim

Kompania farmaceutike Turing, drejtor ekzekutiv i së cilës është Martin Shkreli, është vënë në qendër të një zemërimi publik në SHBA.

Kompania Turing ka blerë në muajn gusht linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim dhe ka shtrenjtuar çmimin nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje kjo prej 5,000 përqind.

Ky ilaç përdoret për të trajtuar një infeksion, i cili mund të jetë vdekjeprurës për individët me sistem imunitar të dobësuar, sikur që kanë pacientët që vuajnë nga virusi HIV Aids dhe ata nga kanceri.

Zoti Shkreli ka thënë për emisionin World News Tonight, në ABC, se “është arritur pajtueshmëri për të ulur çmimin e ilaçit Daraprim”, për ta bërë atë më të përballueshëm, ndonëse nuk e ka saktësuar se cili do të jetë ky çmim, njofton CNN.

Vendimin për uljen e çmimit e ka mirëpritur ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, aktualisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara, e cila kundërshton ashpër rritjen e çmimit të ilaçeve në përgjithësi.

XS
SM
MD
LG