Ndërlidhjet

IS-is përgjegjës për sulmin në Jemen


Sanaa.
Sanaa.

Dega e grupit të Shtetit Islamik, në Jemen ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur sot në një xhami, duke lënë të vrarë 25 persona.

Ata kanë postuar një njoftim në rrjetet sociale, raporton Reuters.

Dy shpërthime kanë ndodhur në xhaminë, al-Balili, në Sanaa, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Këto sulme pasojnë kthimin e presidentit të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi, dy ditë më parë, në qytetin Aden.

Ai kishte qëndruar në ekzil që nga marsi, kur rebelët Huthi kishin marrë kryeqytetin.

XS
SM
MD
LG