Ndërlidhjet

"Rritet frika" nga migrantët në Gjermani


Gjermani
Gjermani

Gjermanët janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me fluksin e migrantëve në vendin e tyre, që do t’i kushtojë me mbështetje edhe kancelares Angela Merkel, thuhet në një sondazh të kryer nga transmetuesi publik ARD.

Më shumë se gjysma, përkatësisht 51 përqind e të anketuarve kanë thënë se arritja e aq shumë refugjatëve në të njëjtën kohë, është frikësuese.

Në muajin shtator, mbi 280,000 migrantë kanë kaluar kufirin në Gjermani, që do të thotë më shumë se në gjithë vitin 2014.

Katërdhjeteshtatë përqind e të anketuarve kanë thënë se nuk u frikësohen këtyre zhvillimeve.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, ka pranuar se shumë qytete janë mbingarkuar tashmë nga strehimi i migrantëve.

XS
SM
MD
LG