Ndërlidhjet

Jerusalem: Një palestinez i vrau dy izraelitë


Pamje e ushtarëve izraelitë gjatë përleshjeve të mëparshme me palestinezët
Pamje e ushtarëve izraelitë gjatë përleshjeve të mëparshme me palestinezët

Një palestinez e ka sulmuar një familje izraelite në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, me ç’rast e ka vrarë babain e familjes dhe një person tjetër.

Para se të qëllohej për vdekje nga forcat e sigurisë, sulmuesi ia doli tu shkaktoj plagë edhe dy anëtarëve të tjerë të familjes, përfshirë një fëmijë.

Zëdhënësi i policisë së Izraelit, Micky Rosenfeld, tha se vrasjet e djeshme ishin “akt terrorist”.

Grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik, tha se sulmuesi ishte anëtar i këtij grupi.

Gjatë javëve të fundit ka pasur përleshje ndërmjet forcave të sigurisë së Izraelit dhe palestinezëve, afër Xhamisë al-Aksa në Jerusalem, e cila konsiderohet vend i shenjtë nga myslimanët dhe hebrenjtë.

XS
SM
MD
LG