Ndërlidhjet

Jahjaga pret raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KE-së


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.

Presidentja Jahjaga e ka njoftuar raportuesin Conde me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë “duke theksuar përparimin e arritur dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin me sukses të reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidentes.

Presidentja Jahjaga dhe raportuesi Conde kanë diskutuar për progresin e arritur në Kosovë “në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të komuniteteve, zhvillimin e përgjithshëm demokratik dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit.”

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëveprimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe avancimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG