Ndërlidhjet

BE: Rrezik nga raketat ruse


Luftanijet ruse në Detin Kaspik
Luftanijet ruse në Detin Kaspik

Agjencia e rregullatorit të aviacionit të Bashkimit Evropian u ka tërhequr vërejtjen kompanive ajrore për rrezikun potencial gjatë fluturimeve mbi Iran, Irak dhe Detin Kaspik, për shkak të sulmeve ajrore të Rusisë kundër caqeve në Siri.

Në bultetinin e saj të sigurisë të publikuar pardje, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka theksuar se lansimi i raketave ruse nga luftanjijet në Detin Kaspik paraqet rrezik për aeroplanët.

Aktualisht, EASA ka theksuar se nuk ka rekomandime specifike, por informon për rrezikun me të cilin ballafaqohen ata që e përdorin këtë hapësirë ajrore.

Kompania Air France tha se ka vlerësuar se kjo vërejtje duhet të kihet parasysh.

Një zëdhënës i kompanisë gjermane, Lufthansa, i tha agjencisë Bloomberg se nuk ka bërë ndryshime në fluturimet në rajon.

Këto vërejtje nga EASA u bënë pasi Rusia më 7 tetor tha se ushtria e saj po i përdorë luftanijet në Detin Kaspik, për lansimin e raketave kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, në Siri.

XS
SM
MD
LG