Ndërlidhjet

Putin lavdëron luftën ruse kundër terrorizmit


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ka bërë përparim në ndërtimin e një koalicioni të gjerë për të luftuar ekstremizmin islamist dhe terrorizmin në Siri dhe gjetkë.

Putin, duke folur në një konferencë në qytetin Burabai të Kazakistanit, ka thënë se Rusia ka vendosur kontake me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Izraelin për të diskutuar luftën kundër terrorizmit.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që t’i bashkohen qendrës së informacioneve në Bagdad, e cila është themeluar bashkërisht nga Rusia, Siria, Iraku dhe Irani.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve rebele dhe militante në Siri më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG