Një vale e re e dhunës ka shpërthyer sot midis Izraelit dhe Palestinës, në Bregun Perendimorë dhe Gaza, ku tre palestinezë kanë humbur jetën, gjatë përleshjeve, raporton BBC.
Zyrtarë shëndetsore thonë se dy persona janë vrarë nga trupat izraelite në kufi me Gaza.
Ndërsa personi i tretë, i cili ishte shtirë si gazetar, pasi ka plagosur me thikë një ushtarë, është vrarë.
Tridhjetedy palestinezë dhe shtatë izraelitë javë vrarë gjatë dy javëve gjakderdhje.
Viktimat palestineze përfshijnë dhjetë sulmues me thika, si dhe fëmijë të qëlluar në demonstrata të dhunshme.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një takim të posaçëm për të diskutuar këtë shpërthim të dhunës.