Ndërlidhjet

Ministri afgan: Talibanët e kanë shfrytëzuar spitalin në Kunduz


Pamje e hyrjes së spitalit në Kunduz para se ai të goditej nga sulmi ajror
Pamje e hyrjes së spitalit në Kunduz para se ai të goditej nga sulmi ajror

Ministri i mbrojtjes i Afganistanit, Masoom Stanekzai, ka thënë se spitali që ishte bombarduar nga forcat amerikane në qytetin verior Kunduz, ishte shfrytëzuar nga kryengritësit talibanë.

Në një intervistë për agjencinë Associated Press, zoti Stanekzai tha se talibanët dhe me gjasë operativistët pakistanezë të shërbimit qeveritar të sigurisë, e kanë përdorë spitalin e organizatës Mjekët pa Kufij si “vend të sigurt”.

Së paku 22 vetë ishin vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, nga sulmi ajror kundër këtij spitali në orët e para të mëngjesit më 3 tetor.

Organitata Mjekët pa Kufij ka thënë se atje nuk ka pasur luftëtarë talibanë në spital në kohën e sulmit.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar falje për këtë sulm, ndërsa Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se planifikon të kryej “pagesa të ngushëllimit” për familjet e viktimave dhe të ndihmoj në riparimin e spitalit.

Më 28 shtator qyteti i Kunduzit në Afganistan kishte rënë nën kontroll të talibanëve, por forcat afgane të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, pas disa ditësh, e rimorën kontrollin e qytetit.

XS
SM
MD
LG