Ndërlidhjet

Slloveni: Më tepër autorizime për ushtrinë


Policia e udhëheq një grup të madh të migrantëve afër vendit Dobova në Slloveni gjatë ditës së djeshme
Policia e udhëheq një grup të madh të migrantëve afër vendit Dobova në Slloveni gjatë ditës së djeshme

Parlamenti i Sllovenisë sot herët në mëngjes e ka miratuar legjislacionin me të cilin ushtrisë i jepen më tepër autorizime për ta ndihmuar policinë në ruajtjen e kufirit shtetëror, derisa mijëra migrantë kanë hyrë në këtë vend nga Kroacia, meqë Hungaria e ka mbyllur kufirin e saj.

Sipas legjislacionit të ri, ushtarët do të mund ta kontrollojnë kufirin kur atje nuk ka policë të pranishëm.

Ushtria ka filluar të ndihmoj në ruajtjen e kufirit ditën e hënë, por deri tash vetëm së bashku me policnë.

Më se 20 mijë imigrantë kanë arritur në Slloveni, prej të shtunës në mëngjes, me qëllim që të kalojnë mëtutje në Austri, raporton Reuters nga Lubjana.

Opozita në Slloveni thotë se qeveria do të duhej ta ndiqte shembullin e Hungarisë dhe të ndërtoj barrikadë në kufirin e Sllovenisë me Kroacinë, për ta penguar hyrjen e migrantëve.

XS
SM
MD
LG