Ndërlidhjet

Maqedoni: Afatet për marrëveshjen politike duhet të zbatohen


Pas dështimit të martën të bisedimeve për marrëveshjen politike mes katër liderve politik në Maqedoni, ndërmjetësuesi ndërkombëtar Piter Vanhoute, ka theksuar se nëse nuk respektohen afatet për implementimin e marrëveshjes politike të qershorit dhe atë të korrikut në Përzhino, është e pamundur që të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 24 prill të vitit 2016.

Ndërmjetësuesi ndërkombëtar, në një takim me gazetarët ka theksuar se vazhdojnë bisedimet mes grupeve punuese për implementimin e marrëveshjes politike, por në rast se nuk arrihet kompromis, do të pasojë reagim i ashpër jo vetëm nga BE-ja por edhe nga SHBA-ja.

"Nuk mund të thosha se cili është plani B, por konsideroni se çfarë ndodhi në Bjellorusi. Ngrirja e llogarive bankare dhe listat e zeza janë treguar mjaft efektive".

Ndërkohë që partitë politike të cilat janë të kyçura në bisedimet për jetësimin e marrëveshjes politike që vendin duhet ta nxjerrin nga kriza e thellë politike, njohësit e çështjeve politike konsiderojë se faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë që të dështojë marrëveshja politike, sepse kjo do të thoshte mungesë e mekanizmave.

Kryetari i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani, vlerëson se udhëheqësit politik në pushtet kanë frikë nga ballafaqimi me drejtësinë, ku prej këtu buron dhe mungesa e vullnetit për ta implementuar marrëveshjen politike.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i aktivizojnë mekanizmat tjerë plotësues për të jetsuar marrëveshjen politike. Si e para do të ketë një izolim total kryeministri i Maqedonisë, gjithsesi pritet të pasojë dhe izolimi i ministrave dhe kontakteve të tyre ndërkombëtare".

"Pra, Maqedonia do të izolohet dhe mund të ndodhë të mos jetë pjesë e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, kuptohet do të bllokohet dhe antarësimi i vendit edhe në NATO", tha Ramadani.

Edhe kryetari i Unionit Demokratik Pavle Trajanov, partia e të cilit është dhe pjesë e koalicionit qeverisës, thotë se nuk duhet të shpallet menjëherë e “vdekur” marrëveshja politike, duke shtuar se duhet prritur së paku dhe dy ose tri ditë që të shihet reagimi I faktorit ndërkombëtarë.

“Mendoj se ajo që mund të bëhet dhe është në interes të shtetit është formimi i një qeverie kalimtare, dhe për një afat të shkurtër të shkohet në zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Kur them qeveri kalimtare mendoj pë një qeveri ku do të participonin të gjitha patitë palamentare njëkohësisht edhe nga ekspertë të profileve të caktuara e cila në një far forme do të ishte një lloj garance për organizimin e zgjedhjeve në frymë demokratike”.

Ai si ish ministër i Punëve të Brendshme, konsideron se nëse nuk veprohet me shpejtësi për të nxjerë vendin nga kiza politike, në të kundërtën Maqedonia mund të pëballet me tazira si rrejedhojë e pakënaqsisë së qyatrëve e cila akumulohet.

“Kam frikë se mund të vijë deri tek acarimi i situatës në shtet, përkatësisht të vij deri tek trazirat të cila vendin do ta kthejnë shum prapa. Republika e Maqedonisë mbahet peng nga elitat politike, këtë gjë më tutje nuk do ta lejojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë” thekson Trajanov.

Ndryshe në bazë të marrëveshjes politike, deri më 20 tetor duhet të arrihet marrëveshje për përzgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave si dhe votimin e qeverisë teknike.

Mosmarrëveshjet lindën si rrjedhojë e përgjysmimit të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva nga 14 ndihmësprokurorë sa kishte kërkuar ajo, në shtatë.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, edhe sot nuk e ka vendosur në rend dite kërkesën e Prokurores Speciale Katica Janeva, duke mbrojtur qëndrimin tij se zonja Janeva mund të funksionojë edhe me 7 anëtarë të cilët u zgjodhën javën e kaluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga grupet e punës të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka kërkuar nga liderët politik që të vazhdojnë të punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për impementimin e marrëveshjes politike.

“I inkurajojmë liderët politik në Maqedoni ta nxisin përparimin që veçmë e arritën me zbatimin e marrëveshjes politike më 15 korrik, e cila në fakt paraqet mënyrën më të mirë për dalje nga kriza dhe hapjen e rrugës për zgjedhje kredibile në prill të vitit të ardhshëm. Partitë humbën afatin kyç për arritjen e marrëveshjes për çështje serioze që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë, mbrojtjen e informatorëve”.

Departamenti amerikan vlerëson se liderët muajin e kaluar kanë bërë hap të rëndësishëm me emërimin e prokurores speciale, të cilës tani duhet t'i sigurohen resurse dhe personel, të cilët ajo i konsideroi si të nevojshme.

XS
SM
MD
LG