Ndërlidhjet

Prokuroria nuk ka dërguar në mënyrë të rregullt ftesat për Kurtin dhe Haxhiun


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konstatuar së ftesat e dërguara në adresë të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, nuk kanë mundur që të dorëzohen në mënyrë të rregullt, siç e parashohin dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës,thuhet në njoftim.

“Prokuroria do të provoj sërish, dorëzimin e ftesave për të njëjtit, në bazë të nenit 151 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për t’u paraqitur para prokurorit të shtetit, për të dhënë deklaratat e tyre lidhur më dyshimet që iu vihen në barrë.”

“Nëse të pandehurit, në rastin konkret Kurti dhe Haxhiu, të cilët janë thirrur me rregull nuk paraqiten dhe nuk e arsyetojnë mungesën e tyre ose kur thirrja nuk ka mundur t’iu dërgohet sipas rregullit dhe kur sipas rrethanave është e qartë se të pandehurit i shmangen pranimit të thirrjes, sipas dispozitës së nenit 175 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari i procedurës paraprake më kërkesë të prokurorit të çështjes lëshon urdhërarrest.”

Gjithashtu, në njoftim thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë pas tentimit për dorëzimin e ftesave të para për të pandehurit Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, nuk ka lëshuar autorizim për arrestim ose aktvendim për ndalim kundër këtyre të pandehurve lidhur më ngjarjet në Kuvendin e Kosovës të datës 08.10.2015, por përkundrazi do të provoj t’u jap edhe një rast tjetër për tu paraqitur në Prokurori.”

XS
SM
MD
LG