Ndërlidhjet

120,000 të zhvendosur nga Siria brenda një muaji


Siri
Siri

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se së paku 120,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre nga provincat Alepo, Hama dhe Idlib të Sirisë, që nga fillimi i këtij muaji.

Vanessa Huguenin, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka thënë se shumica e tyre janë zhvendosur brenda Sirisë ose në kampet pranë kufirit me Turqinë.

Ajo ka thënë se të zhvendosurit kanë nevojë për tenda, ushqim, ujë dhe shërbime sanitare.

Sipas aktivistëve, zhvendosja është intensifikuar prejse Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri, më 30 shtator.

Lufta civile në Siri, e cila ka hyrë në vitin e pestë, ka vrarë mbi 250,000 njerëz dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë 23-milionëshe.

XS
SM
MD
LG