Ndërlidhjet

Mustafa: MSA, fillimi i evropianizimit të gjithanshëm të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë mbajtur të mërkurën një konferencë për media, pas kthimit nga Strasburgu, ku është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mustafa, me këtë rast, ka uruar qytetarët për nënshkrimin e MSA-së, duke ritheksuar se nënshkrimi i saj është ndër ditët më të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.

Mustafa ka thënë se MSA-ja për Kosovën, në thelb, shënon një fillim të fuqishëm të evropianizimit të gjithanshëm të vendit.

“Ky proces do të realizohet duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve, përkushtimin maksimal të institucioneve të Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG