Ndërlidhjet

Lavrov takon të dërguarin e OKB-së për Sirinë


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të takojë sot në Moskë të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Temë kryesore do të jetë procesi politik në Siri dhe fillimi i një dialogu të mirëfilltë midis Damaskut dhe opozitës siriane”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Lavrov dhe Mistura janë takuar më 30 tetor në Vjenë, së bashku me diplomatë të lartë nga 17 vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe Arabinë Saudite.

Pjesëmarrësit janë pajtuar që të kërkojnë nga OKB-ja të ndërmjetësojë një marrëveshje të paqes midis regjimit dhe opozitës në Siri.

Por, ndarjet mbeten për fatin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rusia dhe Irani refuzojnë thirrjet e Perëndimit dhe të Arabisë Saudite që Assad të largohet nga pushteti.

XS
SM
MD
LG