Ndërlidhjet

Njohja e Kosovës nga Brazili, "çështje në evoluim"


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit, Mauro Luiz Lecker Vieira i ka thënë ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatit se “procesi i njohjeve të Kosovës është një çështje në evoluim.”

Në një njoftim të lëshuar nga ministria e jashtme e Shqipërisë thuhet se ministri Bushati ka vlerësuar “qasjen e përshkallëzuar të Brazilit kundrejt Kosovës, e materializuar së afërmi me njohjen e dokumenteve të udhëtimit.

“Në këtë kontekst, ai kërkoi ndërmarrjen e hapave të nevojshëm që do të mundësonin pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.”

Ndërsa ministri Vieira ka shprehur qëndrimin e Brazilit se “procesi i njohjeve të Kosovës është një çështje në evoluim.”

XS
SM
MD
LG