Ndërlidhjet

Mustafa ngushëllon Merkelin për vdekjen e Schmidtit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi kancelares gjermane, Angela Merkel, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit të Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt

"Kancelari Helmut Schmidt do të përkujtohet gjithmonë për kontributin e tij të shquar për popullin gjerman dhe për vizionin e tij ndikues në integrimet evropiane”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Schmidt ka vdekur në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar sot zyra e tij.

Ai ka shërbyer si kancelar i Gjermanisë Perëndimore nga viti 1974 deri më 1982.

XS
SM
MD
LG