Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston Shpresim Ukën


Njësit special i Policisë së Kosovës, foto arkivi
Njësit special i Policisë së Kosovës, foto arkivi

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot para dite njësitet speciale të forcave të rendit kanë kryer një operacion në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar një person, i cili ka qënë për një kohë në kërkim.

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Shpresim Ukën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se i arrestuari “ka qenë një person në kërkim nga ana e policisë dhe i njëjti është arrestuar për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore".

Uka është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë në rastin e njohur “Bllaca” dhe është dënuar me 15 vjet burgim në vitin 2012.

Emri i zotit Uka gjendet edhe në faqen e Interpolit, të personave në kërkim, për të vuajtur dënimin.

Shpresim Uka është përmendur fillimisht në një video-incizim të Nazim Bllacës, i cili në nëntor të vitit 2009, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë.

Bllaca e pati identifikuar veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa pati akuzuar për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

XS
SM
MD
LG