Ndërlidhjet

Londër: Në ndeshjen e futbollit – solidaritet me viktimat


Simpatizuesit dhe futbollistët e kombëtares së Francës dhe asaj të Anglisë kanë treguar solidaritet në stadiumin Wembley në Londër, në ndeshjen e cila u zhvillua katër ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris.

Para takimit të mbrëmshëm sipmatizuesit e Anglisë dhe Francës e kanë kënduar himnin francez.

Lojtarët e të dy kombëtareve janë bashkuar në rrethin qendror të fushës dhe kanë mbajtur një minutë heshtje për të 129 njerëzit e vrarë në sulmet terroriste në Paris.

Nga ana tjetër, harku i njohur i stadiumit Wembley ishte i ndriçuar me ngjyrë të kaltër, të bardhë dhe të kuqe, që janë ngjyrat e flamurit të Francës, derisa motoja franceze “liri, barazi, vëllazëri” ishte projektuar në hyrje të stadiumit.

Në këtë ndeshje miqësore, Anglia fitoi kundër Francës me rezultat 2:0.

XS
SM
MD
LG