Ndërlidhjet

Opozita shtyn protestat për një ditë tjetër


18 nëntor
18 nëntor

Liderët e partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë kumtuar se sot nuk do të ketë protesta në Prishtinë.

Vendimi është marrë gjatë një takimi që u zhvillua në selinë e AAK-së.

Të mërkurën, opozita ka organizuar protesta, të cilat eskaluan në dhunë, pas arrestimit të shefes së Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj - Bujupi të cilës i është shqiptuar masa prej 30 ditëve paraburgim.

Ndërkohë, policia është në kërkim edhe të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur të mërkurën.

“Ata (pushteti) bënë një veprim politik dhe arrestuan njerëzit nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë brutale. Kundërshtimi do të vazhdojë. Ndaluni sa nuk është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, protestat e opozitës, thuhet se kanë si qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialog me Serbinë, sidomos asaj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Po ashtu, po kundërshtohet edhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Të tre liderët opozitarë kanë rikujtuar se do të ftojnë një manifestim kundër Qeverisë së Kosovës dhe politikave të saj në dialogun me Serbinë më 28 nëntor në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG