Ndërlidhjet

David Cameron viziton Parisin


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron i shoqëruar nga presidenti francez Francois Hollande ka vizituar sallën e koncerteve Bataclan,në Paris, ku 90 njerëz vdiqën nga sulmet terroristë të kryera më 13 nëntor.

Cameron tha se do të kërkojë miratimin parlamentar që edhe Britania e Madhe t’i bashkohet sulmeve ajrore, kundër ekstremistëve të të ashquajturit Shtetit Islamik, në Siri.

Autoritetet belge thonë se kanë arrestuar 16 persona në rajonin e Brukselit, gjatë bastisjeve policore lidhur me hetimet që po bëhen për sulmet terroriste, që ndodhën në Paris, më 13 nëntor.

Prokurorët belgë kanë thënë se i dyshuari kryesor, militanti Salah Abdelslam, "nuk ishte në mesin e të arrestuarve gjatë kontrolleve."

Zyrtarët belgë kanë bërë me dije se nuk do të japin detaje rreth identitetit të të arrestuarve dhe as nuk do të ngrehin akuza specifike ndaj të dyshuarve, "në interes të hetimit."

XS
SM
MD
LG