Ndërlidhjet

Jahjaga fton për dialog midis subjekteve politike


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar mbarëvajtjen e manifestimit të organizuar nga tri subjekte politike, më 28 nëntor, dhe ka çmuar, siç ka thënë, sjelljen e dinjitetshme të të gjithë qytetarëve të Kosovës në ditën e festës.

Opozita ka protestuar të shtunën kundër marrëveshjes me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita, tash e sa muaj, është duke bllokuar punën e Kuvendit.

Presidentja Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për vendosjen e dialogut politik ndërmjet të gjitha subjekteve politike të vendit, me qëllim të shmangies së përdorimit të dhunës dhe të imponimeve si mjete të zgjidhjes.

Mbarëvajtjen e protestës së djeshme e ka përshëndetur edhe Qeveria e Kosovës.

XS
SM
MD
LG