Ndërlidhjet

SHBA: Një forcë e re kundër IS-it vendoset në Irak


Ashton Carter gjatë një konference për shtyp në Pentagon
Ashton Carter gjatë një konference për shtyp në Pentagon

Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë përfshirjen e tyre në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe do ta vendosin “një forcë shënjestruese ekspedituese” për t’i ndihmuar forcat lokale.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, sot ka paraqitur pak detaje, por gjatë dëshmisë së tij në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, theksoi se kjo forcë do të jetë e aftë për të ndërmarrë ndërhyrje në Siri dhe Irak.

Derisa zoti Carter dhe komandanti ushtarak amerikan, gjenerali Joseph Dunford, janë ballafaquar me pyetje të ashpra të anëtarëve të komitetit, ata kanë paraqitur një pikëpamje optimiste për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë në Irak dhe aktualisht u kanë ndihmuar luftëtarëve kurdë në Irak dhe njësive të tjera, që ta kthejnë kontrollin në qytetin Sinxhar, i cili ishte okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Zoti Carter tha se kjo “forcë shënjestruese ekspedituese” do të ndërmarrë aksione, shpëtim të të rrëmbyerve, mbledhje të informacioneve dhe do të synoj t’i zëjë ose vrajë liderët e grupit ekstremist, Shtetit Islamik, i cili ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG