Ndërlidhjet

Salah Abdeslam është parë “duke rekrutuar migrantë”


Policia franceze ka publikuar fotografinë e të dyshuarit kryesor për sulmet në Paris...
Policia franceze ka publikuar fotografinë e të dyshuarit kryesor për sulmet në Paris...

Organizatori i dyshuar i sulmeve terroriste në Paris ka rekrutuar disa migrantë, duke kaluar nëpër stacionin kryesor të trenave në Budapest, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qeverisë hungareze.

“Mund të konfirmoj se njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve në Paris ka qenë në Budapest”, ka thënë Janos Lazar, shef i stafit të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Zyrtarët hungarezë kanë thënë se Salah Abdeslam, i cili tani ndodhet në arrati, ka udhëtuar në Hungari në fillim të shtatorit.

“I dyshuari ka shkuar në stacionin Keleti në Budapest dhe është parë duke rekrutuar një ekip të migrantëve, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen tek autoritetet hungareze. Ai, më pas, ka lënë vendin bashkë me ta”, ka thënë Lazar.

Deri në mes të shtatorit, kur Hungaria ka ngritur gardh me tela në kufirin me Serbinë, mijëra migrantë nga Siria dhe vendet e tjera myslimane kanë ngritur kampe në stacionin Keleti, derisa kanë pritur trenat për të vazhduar në veri të Evropës.

Autoritetet austriake kanë thënë se Abdeslam, 26 vjeç, i lindur në Belgjikë, është parë po ashtu në Austri në muajin shtator, gjatë një kontrolli rutinë të trafikut.

Abdeslam i ka thënë policisë atëherë se ndodhet atje me pushime.

Sulmet në Paris, më të rëndat në Evropë qysh nga bombardimet në Madrid më 2004, kanë lënë të vrarë 130 veta.

XS
SM
MD
LG