Ndërlidhjet

Paris: Miratohet propozimteksti në bisedimet për klimën


Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve nga e gjithë bota fotografohen në hapje të samitit të OKB-së për klimën në Paris
Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve nga e gjithë bota fotografohen në hapje të samitit të OKB-së për klimën në Paris

Përfaqësusesit e afro 200 vendeve e kanë miratuar propozimtekstin e marrëveshjes në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën, pas katër viteve të punës.

Kjo kthesë është arritur sot në samitin që po mbahet në Paris.

Zyrtarët e lartë qeveritarë e kanë nënshkruar propozimtekstin 42 faqësh, disa minuta para se të kalonte afati i përcaktuar për sot, kështu që është punuar edhe gjatë natës.

Ideja është që në tekst të paraqiten opsionet, që sillen prej qëllimit afatgjatë për ngadalësimin e ndryshimit klimatik, e deri në rritjen e financimit për klimë për vendet në zhvillim, që do të mund të zgjidhen nga ministrat javën e ardhshme.

Megjithatë, shumë shtete thanë se propozimteksti, që është rezultat i punës katërvjeçare, prej se ky proces kishte filluar në Durban në vitin 2011, i ka lënë shumë çështje të pa zgjidhura.

Shefi i ekipit negociator të Kinës në bisedimet e Parisit për klimën, tha se çfarëdo marrëveshje e miratuar në negociata, duhet të jetë juridikisht obliguese në tërësi, e jo vetëm pjesë të saj.

XS
SM
MD
LG