Ndërlidhjet

Irak: Kërkohet largimi i trupave turke nga pjesa veriore


Pamje nga një fshat në provincën Nineveh në Irak
Pamje nga një fshat në provincën Nineveh në Irak

Ministria e jashtme e Irakut e ka ftuar ambasadorin e Turqisë në Bagdad për të kërkuar që trupat turke menjëherë të largohen nga pjesa veriore e Irakut.

Në njoftimin e mbrëmshëm të ministrisë theksohet se ushtarët turq kanë hyrë në Irak pa dijeninë e qeverisë irakiane dhe se prania e tyre konsiderohet “akt armiqësor”.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, dje më herët gjatë ditës, tha se këto trupa ishin një rotacion rutinor, që më herët ishte koordinuar me Bagdadin.

“Kampi ishte ndërtuar si stërvitor për forcën lokale vullnetare që lufton kundër terrorizmit”, tha Davutoglu.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se hyrja e “afro një batalioni me një numër të tankeve dhe topave” në provicnën veriore, Nineveh, paraqet shkelje të sovranitetit të Irakut.

Ministria e jashtme e Irakut e ka përshkruar hyrjen e 125 ushtarëve turq me 25 tanke, si “një inkursion” dhe e ka kundërshtuar çfarëdo operacioni ushtarak, që nuk është i koordinuar me qeverinë federale në Bagdad.

XS
SM
MD
LG